“Femra të zhveshura, kamerat fokusojnë të pasmet”, Hervin Çuli i tmerruar nga “Big Brother”: Fëmijët e tyre me siguri janë duke i parë

Hervin Çuli, ish-drejtor i Teatrit Kombëtar, shkruan i tmerruar për atë që ka parë mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP 2”, teksa konkurrentët u veshën me rroba latine dhe zhvilluan një festë në ambientet e shtëpisë.

“Femra te zhveshura me kostume me tendencen e Kabaretit. Meshkuj qe kercejne napolonin me tinguj braziliane. Kamera qe fokuson te pasmet e femrave nga kende te ndryshme. Ora 21.00”, shkruan Çuli ndër të tjera, teksa thotë se këto pamje i kanë parë dhe fëmijët e disa prej konkurrentëve.

“Femijet e disa konkurenteve qe jane aty, bashke me prinderit motrat dhe vellezerit, me siguri jane duke i pare. Jane duke i pare  dhe femijet,prinderit, motrat dhe vellezerit e gjithë Shqiperisë.Shume nga keta do me shajnë me liber shpie per këtë koment”, vijon ai.

Shënimi i plotë i Hervin Çulit:

Tmerr! Përsëri po shoh BB! Me cuan sms ca miq artiste. Ishin te skandalizuar. E pashë!… Nuk ka mundësi!!! Me keq se kaq nuk ka ku te shkoje!!! Femra te zhveshura me kostume me tendencen e Kabaretit. Meshkuj qe kercejne napolonin me tinguj braziliane. Kamera qe fokuson te pasmet e femrave nga kende te ndryshme.

Ora 21.00!!! Femijet e disa konkurenteve qe jane aty, bashke me prinderit motrat dhe vellezerit, me siguri jane duke i pare. Jane duke i pare  dhe femijet,prinderit, motrat dhe vellezerit e gjithë Shqiperisë.Shume nga keta do me shajnë me liber shpie per këtë koment. I mirkuptoj, keshtu jane mesuar! “Si ta edukosh ashtu do te te  pergjigjet turma”- thonte Caushesku.

Audienca e madhe, kjo ka rendesi, pastaj qameti le te behet! “Jap një mbretëri per pak klikime me teper”!

Kabareti, kjo tendencë e lokaleve te vogla te artisteve antikomformiste te Parisit, si nje shprehje e formave antiskematike ku, piktore, poete, aktore, muzikante, shprehnin një revolte artistike(dadaizmi, nihilizmi artistik) kunder diktatit konservator qe dominonte frymën artistike te kohes, na perkthehet turpesisht nga nje format vulgar, ku injoranca dhe fatkeqesisht rrugaceria jane ulur këmbëkryq ne shtepite tona.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej