Festa e bashkisë lë shkodranët pa gjumë, qindra ankesa nga qytetarët, policia bashkiake s’duket gjëkundi

Një festë e madhe është organizuar mbrëmjen e djeshme në Shkodër. “San Fest” u organizua në bashkëpunim me bashkinë e Shkodrës.

Muzika e lartë dhe zhurmat e shumta, kanë lënë pa gjumë fëmijë, të moshuar dhe gjithë banorët që kanë shtëpinë në atë zonë.

Pas një dite të lodhur dhe një jave të gjatë, banorët kërkojnë të qetësohet, por që nuk e kanë “luksin” për shkak të zhurmave të larta.

Edhe pse banorët kanë telefonuar policinë, nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritetet. Ndoshta sepse vetë një nga organizatoret e “San Fest” është punonjëse në bashkinë e Shkodrës?

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama kohë më parë ka deklaruar se muzika do të lejohet deri në orën 23.00 në zonat e banuara, ndërsa pas kësaj ore muzika lejohet vetëm në zona që s’janë të banuara.

“Siç është lajmëruar, muzika do të ndalet në 23:00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do që do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike”, është shprehur Rama.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej