Fikja e zjarreve me helikopter, ky është grupi i Haki Çakos që bëri letrat e tenderit fiktiv 4 mln euro; si u ndryshuan 2 faqe në kontratë për të çoroditur SPAK-un

Gentian Shakulli, Kujtim Laçka, Brisilda Sina, Andi Pogaçi dhe Leonard Qyra dhe një përgjegjës sektori për buxhetin P.K, janë zyrtarët Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, të ngarkuar me detyrën e monitorimit të zbatimit të kontratës fiktive mes Agjencisë dhe kompanisë fantazmë Vivahelicopters të Kujtim Lamit, gjoja për të fikur zjarret nga ajri në zonat e Karaburunit në këmbim të 4 milionë eurove para publike.

Anxhela Pujo, Andi Pogaçi, Gentian Shakulli dhe B. C, kanë firmosur regjistrin e orëve të punës që gjoja ka realizuar kompania e fantazmë Vivahelicopters të Kujtim Lamit, për shuarjen e zjarreve në Karaburun, pa pasur asnjë kapacitet për të kryer këtë shërbim dhe pa plotësuar asnjë nga kriteret e tenderit.

Kur SPAK të administrojë letrat e këtij tenderi, zyrtarët e lartpërmendur janë të parët që do të vishen me përgjegjësi penale, pasi kanë ‘monitoruar’ dhe kanë firmosur për një shërbim që kompania fantazmë Vivahelicopters nuk e ka kryer kurrë, por vetëm ka marrë paratë. Nga një auditim i Kontrollit të Lartë i Shtetit është konstatuar se nuk ka asnjë dokument dhe asnjë provë që kompania fantazmë Vivahelicopters, themeluar disa muaj para se të merrte tenderin dhe me kapital 200 mijë lekë, të ketë ngritur ndonjë helikopter për të shuar zjarret, siç parashikohet në kontratë.

Grupi i punës për monitorimin e kryerjes së shërbimit është ngritur me urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm Haki Çako nr. 109, datë 03.08.2021, protokolluar me nr. 1710 prot.,
datë 03.08.2021. Grupi i punës është ngritur pasi me 16 gusht të vitit 2021, drejtori i AKMC, Haki Çako dhe pronari i kompanisë fantazmë ‘Vivahelicopters’, Kujtim Lami, kishin lidhin një kontratë me vlerë rreth 4 milionë euro, sipas të cilës kompania e Lamit do të fikte zjarret me helikopter, në zonat e prekura të Gadishullit të Karaburunit, Bashkia Vlorë.

“Dokument vërtetues i urdhër shpenzimit nr. 135, datë 15.09.2021, është urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm nr. 129, datë 15.09.2021 për likuidimin e shoqërisë “V.H.”. …fatura elektronike nr. 4/2021, datë 17.08.2021 në të cilën përcaktohet 89.06 orë për vlerën 36,069,300 lekë. Fatura nuk shoqërohet nga asnjë dokument tjetër për kohën operacionale të kryer në fakt referuar: Pra nuk ka një dokument (akt verifikim, akt konstatim, procesverbal etj, ku të jenë përcaktuar lëvizjet e helikopterëve sipas plan veprimit, te urdhëruar dhe firmosur nga personat përkatës të përfshirë në operacion si: AKMC, Mbrojtjes ndaj zjarrit (MNZ) në teren, Qendrës Kombëtare Operacionale Civile (QKOEC) dhe Operatorit ekonomik “V.H.” etj )
Si konkluzion: Shpenzimi i kryer në vlerën 36,069,300 lekë, nuk provohet me
dokumentacionin e përcaktuar në marrëveshje dhe kontratë…”, ka konstatuar KLSH.

Për të mbuluar vjedhjen e 4 milionë eurove për një shërbim që nuk është kryer, në lojë ka hyrë një këshilltar i ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, i përfshirë më parë në praktika korruptive në Ministrinë e Bujqësisë.

Gjatë një fundjave, këshilltari i Peleshit ka zëvendësuar dy fletë nga kontrata, me qëllim për të çakorduar SPAK-un kur të nisë një hetim.

Përcaktimet e grupit të punës për përzgjedhjen e kompanisë dhe negocimin e kushteve të marrëveshjes, nuk gjendjen më në kontratën që është manipuluar nga këshilltari i Niko Peleshit.

Grupi i punës i ngritur nga R.H., H.C., B.S., R.B. dhe J.M., në pikën 1 “Termat e referencës për shërbimin e kërkuar përveç të tjerave është shprehur “………….Shoqëria ka detyrimin që të njoftojë ALB Kontrollin për fluturimet e kryera në përputhje me parashikimet e kodit ajror dhe akteve të tjera ligjore në fuqi”.

Kjo pikë është zhdukur nga kontrata nga këshilltari i Niko Peleshit, i cili dyshohet se ka marrë rreth 300 mijë euro nga ndarja e parave.

Kjo është grisur dhe zëvendësuar nga kontrata, me qëllim që SPAK-u, kur të nisë hetimet, të mos ketë mundësi që të kërkojë informacion nga ALB Kontrollin nëse kompania që ka marrë paratë ka kryer apo jo ndonjë fluturim. Afera korruptive është sa banale aq edhe flagrante./Prapaskena

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej