“Foltorja” nuk ekziston më dhe ish-kryeministri Sali Berisha tashmë nuk ka më parti. Madje dhe demokratët e paktë që po i shkonin nga mbrapa po marrin goditje të forta nga ish-kryeministri. Prapaskenat brenda koalicionit të “non gratave” i ka zbardhur aktivistja e njohur Evi Kokalari. Sipas saj, Berisha si në monizëm ka nisur të përjashtojë nga partia armiqtë e Ilir Metës. Në këtë mënyrë spiunit me dosje I.M i hapet rruga për të marrë drejtimin e opozitës. Ajo bën publike lajmin se shumë anëtarë të kryesive të degëve dhe të grup-seksioneve të PD-së së Rithemelimit, janë përjashtuar vetëm sepse kanë folur kundër LSI. Meqë jemi tek ‘monizmi’ dhe me që koalicioni ‘Bashkë Fundosemi” po lufton për “pluralizëm”, dua të bëj publike që shumë anëtarë të kryesive të degëve dhe të grup-seksioneve të PD-së së Rithemelimit, janë përjashtuar vetëm sepse kanë folur kundër LSI. Më duket se PD, nga konservatore u kthye në parti komuniste & fashiste”, u shpreh Kokalari në rrjetet sociale. Kujtojmë se Kokalari, e cila ka qenë pjesë e lëvizjes së Rithemelimit, ka thënë pak javë më parë se egoja personale ka marrë peng çdo gjë të mirë që ka mbetur në Shqipëri, duke iu referuar qëllimeve të Metës dhe Berishës. “Koalicioni Meta-Berisha është pa diskutim fundi i “rithemelimit” dhe e shpresën për ndryshime në Shqipëri. Më vjen shumë keq që isha pjesë e kësaj lëvizje. Egot personale kanë marrë peng çdo gjë të mirë që ka ngelur në atë vend”, shkruan Kokalari.
“Foltorja” në kolaps
Këtë fakt e konfirmoi me gojën e vetë bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi pak ditë më parë në një studio televizive. Ajo tha se strukturat e Partisë së Lirisë në Tiranë janë unifikuar dhe shkrirë në një të vetme me PD-në e Berishës, ku shtoi se edhe prezenca e saj nuk ishte e nevojshme. Pra “Foltorja” është shuar. Berisha jo vetëm që është “asgjësuar” me vendimin për tu bashkuar me Ilir Metën, por pritet të largohet përfundimisht nga politika me një turp të madh, pasi ai duhet të ndajë votat me Ilir Metën. Meta është “bosi” i partisë, ndërsa Berisha pa vulë, pa sigël, thjesht me një grup njerëzish rreth vetes është i detyruar të zbatojë urdhrat e shefit të tij. “Foltorja” në vetvete nisi si një lëvizje pa të ardhme. Ajo ishte e destinuar të dështonte. Duke mos qenë një lëvizje e sinqertë, një aksion i nxitur nga e mira e përbashkët dhe domosdoshmëria e një ndryshimi pozitiv brenda vetes, irritimi, frustrimi dhe indinjata e një grupi të vogël nuk do të mund të mbysë shumicën e heshtur të demokratëve, të cilët sigurisht që kërkojnë ndryshim, por jo përçarje; kërkojnë përmirësim të vetes dhe partisë së tyre, por jo konflikt asgjësues; kërkojnë një parti shpresëdhënëse dhe alternativë të besueshme, por jo një bunker për mbrojtjen e interesave të personave të caktuar. Madje demokratët nuk kërkonin bashkimin me Ilir Metën. Berisha u thotë demokratëve: “Votoni Ilir Metën”. Ky është një poshtërim i madh që i bëhet çdo demokrati, pasi njeriu që ka dhunuar më shumë të djathtën, që ka fyer më shumë demokratët, që ka përçudnuar dhe sabotuar çdo qeverisje të së djathtës në Shqipëri, sot i thuhet votoni Ilir Metën, sepse në fletë votimi rezulton Ilir Meta. Pra Meta në gjithë këtë situatë del më i fituar, pasi e ka në “dorë” Sali Berishën. Zgjedhjet e 14 majit po e nxjerrin në vijë të parë pasi amerikanët e nxorën jashtë loje ish-kryeministrin me lëvizjen e 3 marsit me gjyqin e Apelit.