Një firmë i dërgoi aksidentalisht 10.5 milionë dollarë një gruaje nga Australia. Platforma e tregtimit të kriptomonedhave Crypto.com ia transferoi shumën marramendëse kur po lëshonte një rimbursim prej 100 dollarësh por gabimi u vu re shtatë muaj më vonë pas kryerjes së një auditimi.
Crypto.com bëri pagesën e gabuar në maj 2021 kur duhej t’i paguante Thevamanogari Manivel 100 dollarë, por për shkak të një gabimi, i transferoi 10,474,143 dollarë. Manivel bleu një shtëpi prej 1.35 milionë dollarësh në Craigieburn, në Melburn me paratë që i dërguan gabimisht.
Më pas, ajo ia transferoi pronësinë e shtëpisë motrës së saj, Thilagavathy Gangadory, e cila jeton në Malajzi. Tani, gjykata ka urdhëruar gruan që t’i kthejë të gjitha, plus 10 për qind interes, si dhe shpenzimet ligjore.