‘Fordi’ u përplas me shtyllën, humb jetën i riu shqiptar në Itali

Një aksident fatal i ka marrë jetën një 32-vjeçari shqiptar në Itali mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në Corso Regio Parco pranë varrezave monumentale të Torinos.

Për arsye ende të paqarta, një Ford Fiesta është përplasur me shtyllën dhe më pas me një pemë.

Nga përplasja humbi jetën Olti Hysenaj, 32-vjeçari shqiptar me banim në qytet.

Ai ishte vetëm në makinë në momenti e përplasjes dhe u hodh nga kabina, shkruajnë mediet italiane.

Në vendin e ngjarjes mbërritën ekipet e emergjencës, por nuk kishte asgjë për të bërë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej