FOTO/ Ky është portugezi që ekzekutoi biznesmenin Nikulaj

Ky është Ruben Saraiva, 27-vjeçari portugez që akuzohet se vrau biznesmenin Ardian Nikulaj më 19 prill në lokalin e tij në Shëngjin. Bashkë me të, Policia e shtetit ka shpallur në kërkim edhe Edmond Haxhia që akuzohet se është porositësi dhe financuesi i gjithë operacionit të vrasjes së biznesmenit.

Ndërsa shtetasit britanikë Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman janë 4 britanikët që kanë ndihmuar për të kryer vrasjen. Haxhia, (foto poshtë) është një i afërm i familjes Lekstakaj me të cilën Nikulaj ishte në gjakmarrje.

ME FOTO- Porositi dhe financoi vrasjen e Ardian Nikulajt, ky është

Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra. Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnizimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj. Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarja këto të pazabardhura.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej