‘Fusha Shpk’ merr mirëmbajtjen e ‘Sheshit Skendërbej’, 1.08 milionë euro në “xhepin” e kompanisë

Bashkia e Tiranës 3 vite më parë vendosi se mirëmbajtja dhe menaxhimi i sheshit Skënderbej do të bëhet nga kompanitë private.

Drejtoria Nr.2 e Punëtoreve të Qytetit Tiranë hapi procedurën për menaxhimin dhe mirëmbajtjen me një fond limit mbi 133 milionë lekë apo rreth 1.08 milionë euro.

Siç duket në dokumentat e mëposhtme Bashkia e Tiranës ka shpallur kompaninë “Fusha shpk“ si fituese në tenderin për mirëmbajtjen e sheshit Skënderbej për një periudhë 3 vjeçare.

Ndërkohë janë skualifikuar të gjithë operatorët nga 4 që konkuronin përveçse, ‘Fusha shpk’, ky tender është shpallur me flamur të kuq për shkak të ‘Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit’.

'Fusha Shpk' merr mirëmbajtjen e 'Sheshit

Në dokumentin e publikuar tenderi për të kaluar mirëmbatjen e sheshit Skënderbej tek privati u shpall në 18 prill.

Në procedure e shpallur privati do të bëjë pastrimin ditor të pllakave të sheshit në një sipërfaqe që llogaritet rreth 26 mijë metra katrorë.

“Pastrimi gjeneral që do ti bëhet sheshit është pastrimi i cili do të bëhet çdo ditë. Ky pastrim nuk është i një teknike të veçantë por thjesht është një pastrim me

fshesë nga punëtoret e përcaktuar i cili përfshin të gjitha hapësirat e sheshit Skenderbej dhe do të ndodhë një herë në ditë me qellim të heqjes së pjesës më të madhe të papastërtive që krijohen nga përdoruesit dhe kalimtarët e sheshit” thuhet në dokument.

Kjo kontratë parashikon edhe pastrimin i elementeve rrethues, pastrimin e fugave dhe gurëve natyrorë një herë në 6 muaj, mirëmbajtjen e ndriçimit si dhe zëvendësimin e pllakave kur ato dëmtohen.

Kompania Fusha do të bëjë menaxhimin dhe mirëmbajtjen për një periudhë 36 mujore në këmbim të pagesës 1 milionë euro.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej