Gafa e radhës nga Joe Biden/ Gjatë fjalimit për ndryshimet klimatike thotë se ka kancer

Gafat e bëra nga presidenti amerikan Joe Biden duket se janë bërë pjesë e fjalimeve të tij. Konfirmimi i radhës erdhi pas fjalës që presidenti mbajti këtë të mërkurë lidhur me ndryshimet klimatike. Biden ishte në mes të fjalimit, para një ish-termocentrali me qymyr në Somerset, Massachusetts, kur krejt papritur tha se kishte kancer.

“Duhet të vendosnim xhamë mbrojtës vetëm për të hequr njollat e vajit nga dritaret. Kjo është arsyeja pse unë dhe shumë njerëz të tjerë me të cilët jam rritur kemi kancer dhe pse, për një kohë të gjatë, Delaware kishte shkallën më të lartë të kancerit në vend,” tha Biden ndërsa theksonte nevojën për t’u larguar nga karburantet fosile.

Pas kësaj Shtëpia e Bardhë u desh të sqaronte pretendimin e presidentit amerikan Joe Biden se ai ka kancer, duke thënë se ai i referohej një diagnoze të kancerit të lëkurës që ai ka kaluar përpara se të bëhej president.

Një raport shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë thotë: “Është e vërtetuar se presidenti Biden kaloi shumë kohë në diell në rininë e tij. Ai ka hequr disa kancere të lëkurës të lokalizuara, jo melanoma me operacionin Mohs përpara se të fillonte presidencën e tij. Ekzaminimi total i lëkurës së trupit u krye nën mbikëqyrjen e dermatologëve. Disa zona të vogla të ndryshimeve aktinike u trajtuan me krioterapi me azot të lëngshëm, por nuk ka zona të dyshimta për kancer të lëkurës në këtë moment.”

Joe Biden është presidenti më i vjetër i SHBA-së dhe mprehtësia e tij mendore është shpesh një çështje e debatit publik.

Përpara disa ditësh, gjatë një turi në Lindjen e Mesme, në ndalesën e parë që ka qenë Izraeli, presidenti i SHBA-ve u hutua, duke mos ditur nga të shkojë apo se çfarë të bëjë më tej. Pasi doli nga avioni, Biden shikoi përreth i çorientuar dhe pyeti: “Po tani çfarë të bëj?”.

Më herët ai është parë teksa ka tentuar që t’i japë dorën “askujt” (ose ajrit).

E megjithatë këto janë vetëm disa nga përhumbjet në radhën e gafave të presidentit amerikan, pas rrëzimit në shkallët e avionit, apo dështimit me ngarjen e biçikletës apo dhe publikimin pa dashje të instruksioneve nga stafi i tij në një konferencë për mediat. ©Lapsi.al

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej