Gara për Bashkinë e Tiranës, vetëofrohet si kandidat për PD-në ish-deputeti i njohur

Puna e partive për zgjedhjet lokale të 2023 kanë nisur. Me interes është kandidatura me të cilën PD-ja do të marrë pjesë për bashkinë e Tiranës, pasi Erion Veliaj është konfirmuar si kandidat për një mandat të tretë.

Ish-deputeti demokrat Gert Bogdani, thotë se nëse lidershipi i PD-së do ta vlerësonte, ai do ta pranonte një kandidimi për zgjedhjet lokale në Tiranë. Për të kjo do të ishte një sfidë e vështirë, por jo e pamundur dhe se Tirana ka ende mundësi që të bëhet një qytet i jetueshëm për banorët e vet.

“Nëse lidershipi i PD-së do ta vlerësonte një gjë të tillë dhe baza do ta mbështeste, unë patjetër që nuk do t’i them jo një sfide, sado të vështira që kanë qenë. Do të ishte një sfidë e vështirë, duke parë edhe situatën aktuale, por nuk është e pamundur. Tirana ka ende mundësi që të bëhet një qytet i jetueshëm për banorët e vet. Nuk është gjë e keqe të bësh pallate, por është ideja ta bësh me një plan konkret. Bulevardin e kanë bërë këtu e 80 vite para me 10 korsi, ndërsa sot bëhen rrugët e ngushta, se duan të bëjnë pallate”, u shpreh ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej