Gazetari bën deklaratën e papritur për Lulzim Bashën, zbulon ‘kurthin’ që i kishte përgatitur LSI: Nëse shkon në SHBA, do ta presë…

Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi se fati i Lulzim Bashës ishte i paracaktuar para zgjedhjeve të 25 Prillit. Sipas tij, edhe sikur PD të bënte shumicën me LSI, kjo e fundit s’do ta jepte votën që ai të bëhej kryeministër.

Vangjeli tha se ka ende një dilemë të hapur, që lidhet me Lulzim Bashën. Ai u shpreh se nuk dihet nëse ish-kreu i PD shkon në Uashington, do të pritej nga Prokuroria amerikane apo nga Protokolli.

“Nëse do të kërkohej qoftë edhe një votë e vetme nga LSI, që para se të lexohej vullneti i zgjedhësve, e sigurt ishte që Lulzim Basha nuk do të merrte mandatin si Kryeministër. Mund të ishte kushdo brenda PD-së përveç Lulzim Bashës. Qoftë edhe për një arsye sepse preken kushtet që nuk kushtëzohen dot. Nëse zoti Basha shkon në Uashington do ta presë Prokurori apo Protokolli? Këtë dilemë do ta zgjidhte pushteti, nëse zgjidhej kryeministër do ta priste Protokolli. Por kjo dilemë ende nuk është zgjidhur. Në politikë kjo që po ndodh është luftë personale e Sali Berishës, ndërsa lufta e Ramës dhe Bashës janë ambalazhe” – tha analisti  Vangjeli.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej