Gazetari Kastriot Myftaraj ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak minuta më parë në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.
“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, bën me dije policia.