Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja e PL Kryemadhi, ditën e sotme postuan një foto në rrjetet sociale që ishin në Sarandë, pas lajmeve se ishin duke pushuar në një resort luksoz në Greqi.
Pas reagimit të ish-presidentit, Meta dhe deputetes Kryemadhi ka reaguar, gazetari Adriatik Doçi i cili me anë të një postimi në facebook shkruan se Kryemadhi ka qenë në Greqi.
Gazetari ka publikuar dhe një foto të deputetes Kryemadhi në një pikë kufitare, ku sipas Doçit është kthyer me urgjencë pas publikim të lajmit se ka ikur me pushime në Greqi.
Postimi i gazetarit, Adriatik Doçi:
Monika Kryemadhi ka kaluar në orën 20:10, ditën e shtunë, në Kakavijë, me këtë makinë luksoze, të cilën nuk e ka deklaruar në ILDKPKI.
Mbrëmjen e së shtunës është akomoduar në Elivi Hotel, në Skiathos të Greqisë, aty ku ishte edhe Ilir Meta.
Çmimi mesatar i një dhome në këtë resort është 630 euro. Këtu duhet llogaritur edhe dhoma e shoqëruesit, në emrin e të cilit është bërë pagesa, pasi për të mos lënë gjurmë dhe prova për SPAK-un, marrin edhe një të besueshëm me vete, duke përdorur emrin e tij për të mbuluar shpenzimet.
Pasi doli lajmi në gazetën Tema, janë kthyer gjatë natës me urgjencë në Sarandë nga Qafë Bota, personeli i hotelit është habitur kur ka parë Monikën duke turfulluar dhe mbledhur plaçkat.
Mëngjesin e sotëm Meta dhe Monika kanë publikuar foto nga Saranda, fotoja e Monikës duke kaluar në Kakavi datë 26 gusht 2023, ora 20:10.