Gjekmarkaj nuk ka dorëzuar detyrën e nënkryetarit të PD-së, mashtroi demokratët

Në daljet e tij publike Agron Gjekmarkaj, njeriu që u katapultua si nënkryetar i PD-së nga Lulzim Basha dhe njeriu që mori shpatën kundër demokratëve, një nga njerëzit që me 8 janar qëndroi në selinë e Partisë Demokratike dhe thirri policinë për të hedhur gaz lotsjellës ndaj militantëve, deklaroi se pak muaj më parë se në rast se Berisha rikthehej në PD ai do të jepte dorëheqjen.

Më pas doli dhe deklaroi publikisht se kishte dhënë dorëheqjen por në fakt gjithçka ka qenë një lojë një mashtrim ndaj demokratëve. Agron Gjekmarkaj vazhdon të mbajë të gjitha benefitet si nënkryetar i Parlamentit megjithëse është dorëhequr nga nënkryetar i PD.

Statuti i Partisë Demokratike e sqaron mjaft qartë se si zgjidhen nënkryetarët. Ata janë ndërmjet kandidaturash alternative dhe votojnë në Këshillin Ndërkombëtarë. Kryetari i grupit parlamentar zgjidhet nga grupi parlamentar dhe është automatikisht nënkryetar i partisë.

Në fakt, Agron Gjekmarkaj ka dhënë dorëheqjen nga nënkryetar i PD, çka do të thotë automatikisht duhet të humbë dhe detyrën si nënkryetar Kuvendi dhe PD-ja duhet të caktojë një tjetër emër, por mesaduket Gjekmarkajt i pëlqen të mbajë zyrën, postet dhe ofiqet që i jep Kuvendi, por dhe të mashtrojë demokratët pasi tha unë jap dorëheqjen nëse rikthehet Berisha.

Dorëheqjen e ka dhënë nga nëkryetar në parti por nënkryetar Kuvendi në luks me makinë dhe shofer, vazhdon të qëndrojë pa dhënë dorëheqjen.

Pra në fakt, kemi të bëjmë me një tjetër palaço politikë, publik që deklaron dorëheqjen dhe në parti gjoja e jep, por postet dhe karrigen në Kuvend i mban.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej