Gjendet i vdekur në fugonin e bardhë autori që vrau 10 persona në SHBA

Policia e Kalifornisë ka identifikuar personin e armatosur të dyshuar për vrasjen e 10 personave në një studio vallëzimi pranë Los Anxhelosit si Huu Can Tran, 72 vjeç, i cili më vonë u gjet i vdekur në një furgon të bardhë.

Ai kishte një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri dhe u deklarua i vdekur në vendngjarje, tha sherifi i kontesë LA Robert Luna.

Festimet për Vitin e Ri Hënor ishin duke u zhvilluar në Monterey Park, i njohur për popullsinë e tij të madhe aziatike.

Policia nuk e di ende motivin.

Dhjetë persona u plagosën në të shtënat, dhe shtatë janë ende në spital, disa në gjendje kritike, tha sherifi në një konferencë shtypi të dielën pasdite në Monterey Park.

Ai shtoi se 10 personat që vdiqën ende po identifikoheshin, por ata “duket se janë ndoshta në të 50-at, të 60-at dhe disa ndoshta edhe përtej”.

Më herët, zyrtarët thanë se pesë gra dhe pesë burra ishin vrarë, të gjithë “ndoshta” me origjinë aziatike.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej