Një 56 vjeçar është gjetur i pajetë në qytetin e Durrësit. Sipas njoftimit të policisë mësohet se trupi i pajetë i 56 vjeçarit me ininciale F.Ç është gjetur pranë derës së një vendparkimi mjetesh aty ku dhe viktima punonte si roje.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se 56-vjeçari e ka humbur jetën si pasojë e infarktit.
Njoftimi i plotë:
Më datën 02.08.2022, në lagjen nr.14, Durrës, pranë derës së një vendparkimi mjetesh është gjetur i pajetë shtetasi F. Ç., 56 vjeç, (roje i vendparkimit).
Nga veprimet e para hetimore rezulton se 56-vjeçari e ka humbur jetën si pasojë e infarktit.