Një 50-vjeçar, punonjës i një firme private pastrimi në portin e Durrësit, ka gjetur vdekjen gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne.
Ngjarja ka ndodhur në terminalin e pasagjerëve të portit detar, aty ku ai punonte.
Sipas informacioneve paraprake, 50-vjeçari ka pësuar infarkt dhe ka rënë mbi një ngrohëse elektrike, ku për pasojë i janë djegur veshjet.
Ai është gjetur nga kolegët, që kanë njoftuar autoritetet për ngjarjen.
Pak çaste më parë, në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e policisë, që po kryejnë procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.