Nga Adriatik Doçi
Safet Gjici në burg për një muhabet qensh.
Lefter Koka në burg që nga 2021 për të përmirësuar imazhin e drejtësisë nga bëmat e Tik Llallës, Gjin Gjonit, Fatmira Hajdarit, Ilir Metës, Fullanit etj.
Thoma Gëllçi bëri burg pa e ditur me saktësi se për çfarë e futën brenda.
Fatos Tushe bëri burg për një kanal.
Vangjush Dako në burg për disa kate pa leje para 10 vitesh të dikujt që as nuk e njeh.
Alqi Bllako në burg për disa paga të babait, sa një bakshish të Ben Tigrit.
Rovena Voda u dënua për një arkë peshk.
Realiteti tjetër
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të lirë, edhe pse partnerët ndërkombëtarë kanë konfirmuar shpenzimin e qindra mijëra euro të padeklaruara për lobim dhe ndërhyrje estetike.
Pronari fakti i biznesit të Gërdecit, Shkëlzen Berisha, me 26 varre mbi kurriz, i lirë, duke bërë pazare, ngritur fabrika boronicash në letër dhe projektuar kulla të reja.
Dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi i lirë, edhe pse ngriti 19 kulla me 39 mijë euro (para të ligjshme) mbi tokën publike që përvetësoi përmes vjehrrit kryeministër.
Botë e padrejtë! Thellësisht e padrejtë!