Gjuha shqipe e kërcënuar, Rama: U desh një komunist në krye të Akademisë së Shkencave që ta fillonte punën me themel

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe ku ishin  të ftuar akademikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk i kurseu batutat me të pranishmit.

Ai tha se nuk mund të behët kurrë anëtar i akademisë shkencore sepse nuk ka asnjë gradë dhe as nuk e kërkon. Ndër të tjera u ndal te rreziku që i kërcënohet gjuhës shqipe. Sipas kryeministrit, fjalori i gjuhës tonë është vetëm gjysma e shqipes së vërtetë.

Rama: Mezi e kam pritur këtë ditë për t’i thënë disa gjëra. Unë vetëm anëtar akademie s’bëhem dot kurrë se nuk kamë asnjë gradë shkencore dhe nuk e kërkoj kurrë. Në fund të ditës, a mund të hidhet poshtë puna kolosale që i dha gjuhës shqipe aq shumë sa po të mendojmë të kundërtën sot nuk do të kishim dot një abetare. Do t’i kishim si ato tekstet alternative që i solli demokracia. Do kishim abetare që Zoti e di se me çfarë sharrë do sharronte Shabani. Do ishin sharra që  do sharronin trungun e përbashkët që mbolli Kongresi i Drejtshkrimit. Imagjinoni procesin e integrimit. Çfarë dokumentesh do t’i shkonin, si do t’i përkthenin në Berlin 7 palë gjuhët tona? Se do kishe dalë gegnishtja e Shkodrës dhe pastaj ajo e Pukës, do kishte dalë toskërishtja e Vlorës po do dilte dhe Tepelena. Se këtu duan të bëhen bashki të gjithë. E keni parë reformën territoriale.

Kryeministri tha se është i shqetësuar për shqipen e folur përditë, e cila përdoret më së shumti në rrjetet sociale.

Rama: Fjalori i shqipes së folur përditë, “Klm, tdsh” e këto…fjalori i gjuhës shqipe që është një nga nënproduktet e kongresit të drejtshkrimit sot është në pikëpyetje të madhe. Akademia e Shkencave e ka çelur siparin e rishkrimit të fjalorit dhe u desh një komunist në krye të Akademisë së Shkencave që ta fillonte punën me themel.  Mos u shqetësoni ca do thonë antikomunistët që janë trashëgimia më e tmerrshme që lanë komunistët, unë Skënderit nuk i vë faj që ka qenë komunist por i lë faj se na la Saliun.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej