Gjykata e Shkodrës lë Ujësjellësin pa drejtor, Arvit Bushati mund të bëhet drejtor në mandatin tjetër

Gjykata e Shkodrës ka pezulluar vendimin e Asamblesë së Ujesjellës – Kanalizime në Shkodër ku me firmë të Kryetarit të Bashkisë Bardh Spahia, u emërua administrator Arvit Bushati.

Në vendimin e Gjykatës Shkodër, urdhërohet pezullimi i vendimit për emërimin e Arvit Bushatit në krye të Ujësjellës-Kanalizime Shkodër.

Ky vendim është dhënë nga gjykatësi Andri Ymeri i cili është për momentin subjekt i Vettingut. Edhe sikur Ymeri të kalojë Vettingun pa probleme duket se në kushtet aktuale ku ndodhet sistemi i drejtësisë është e pamundur që vendimi të marrë formë të prerë brenda muajve të mandatit që i kanë mbetur kryetarit të bashkisë Bardh Spahia.

Mesa duket Arvit Bushati duhet të motivohet fort e të sigurojë një mal me vota për vendin e tij të ardhshëm të punës./ShkodraNews

1. Pranimin e kèrkeses.
2. Sigurimin e padisè duke vendosur pezullimin e vendimit nr. 16, datè 18.07.2022
vendimit r.17, date 18.07.2022 tè Asamblesè sè Pèrgjithshme tè Ujèsjelles Shkodèr sh.a deri nè marrjen e vendimit tè formès sè prerè nga giykata, tè vendimit qè do zgjidhè cèshtjen civile tè registruar mbi bazèn e kèrkesè padisè, qè i èshtè bashkèngjit kètij vendimi.
5. Kundèr kètij vendimi lejohet ankim i veçantè nè Gjykatèn e Apelit Shkodèr, brenda 5 ditève nga e nesèrmja e njoftimit te vendimit tè arsyetuar
U shpall nè Shkodèr, sot me datè 19.07.2022.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej