Gjykata e Strasburgut pranon të shqyrtojë prishjen e Teatrit Kombëtar

Gjykata e Strasburgut ka njoftuar palën paditëse në Shqipëri, juriste përfaqësuese të Aleancës për Teatrin, Adriana Kalaja, se ka pranuar të marrë në gjykim kërkesën e tyre për prishjen e Teatrit. Siç shihet dhe në dokumentin e publikuar, gjykata ka informuar palën paditëse.

Dosja është paraqitur në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, më 19 dhjetor 2022 dhe do të marrë në shqyrtim çështjen e mos ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shembjen e Teatrit Kombëtar, bashkë me pretendimet e tjera të Aleancës për Teatrin.

“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se ndryshe nga Gjykata jonë Kushtetuese e cila nuk pati kurajon të mbroje vendimin e saj dhe të ngrihet në lartësinë e detyrës, Gjykata e Strasburgut ka pranuar kërkesën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe ka kaluar  për gjykim çështjen e mos ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që lidhet me Teatrin Kombëtar”, thuhet në njoftimin e Aleancës.

“Ky vendim shënon kulmin e betejës tonë ligjore lidhur me Teatrin Kombëtar. Jemi më të motivuar se kurrë për ta çuar deri në fund Kauzën tonë, Teatri aty dhe ashtu siç ishte”, vijon njoftimi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej