Gjyqtari Hasan Selimi 2 vjet në Veting, pastrim parash, hotele, lokale, disa shtëpi e makina luksoze, implikoi fëmijët, si u bë sheik me çekiçin e drejtësisë

Komisioni i Vetingut po heton prej më shumë se 21 muajsh gjyqtarin e Shkodrës, Hasan Selimi, sidomos për kriterin e pasurisë.

Selimi ka një pasuri me vlerë qindra mijëra euro, të deklaruar dhe të fshehurt në emrin e anëtarëve të familjes së tij, të cilët rezultojnë të përfshirë në pastrim parash, fshehje të ardhurash, mashtrim me pasurinë, fshehje pasurie, transaksione të dyshimta, deklarim të rremë të pasurive, falsifikim kontratash, dhurime fiktive etj.

Anëtarët e familjes së gjyqtarit punojnë në disa institucione sigurie të nivelit shumë të lartë.

Për gjurmimin e pasurive dhe zbërhtimin e mekanizmit të krijimit të pasurive të gjyqtarit të Shkodrës, Hasan Selimi, janë angazhuar disa institucione të zbatimit të ligjit dhe hetues ndërkombëtarë, të cilët mbikqyrin procesin e Vetingut.

Një nga institucionet kryesore është në kinflikt interesi, pasi punon djali i gjyqtarit, madje në pozicion shumë të rëndësishëm.

Ndaj zbulimi i raportit për pastërtinë e figurës së gjyqtarit pritet me interes të veçantë.

Nga ana tjetër, sipas burimeve, konstatimet e deritanishme rreth pasurisë së Hasan Selimit përmbajnë elemente të veprave penale të korrupsionit sistematik, pazareve me çekiçin e drejtësisë, pastrimit të parave dhe mashtrimit me deklarimin e pasurisë.

Mbetet për t’u parë nëse Komisioni i Vetingut do të informojë SPAK-un apo do të tentojë ta kalojë në heshtje skandalin, duke u mjaftuar vetëm me shkarkimin ose dorëheqjen e mundshme të gjyqtarit.

Disa javë më parë, Selimi ishte kontraktuar për të liruar një bos ndërkombëtar kokaine, të cilit SPAK-u i ka sekustruar dhjetëra miliona euro pasuri, por skenari dështoi pas denoncimit në media. Zbulimi i skemës solli agazhimin e hetuesve, të cilët u investuan për arrestimin e gjyqtarit në sallën e gjyqit, siç ndodhi me Enkeleda Hoxhën. Por, kërkesa për lirim u tërhoq, për t’u paraqitur në një moment të dytë.

Nga viti 2003 deri në vitin 2007, Hasan Salimi ka deklaruar vetëm pagën e tij dhe të bashkëshirtes.

Nga viti 2008 deri në vitin 2021, Hasan Selimi dhe anëtarët e tij të familjes deklarojnë makina luksoze, hotele, restorante, lokale, disa apartamente, makinë dhuratë nga kunati, vila, karburant etj., me vlerë qindra mijëra euro.

Për të mbuluar burimin e parave që është korrupsioni, pasuritë janë deklaruar në vlerë deri në 70 % më të ulët se sa vlera reale, ndërsa pasuri të tjera nuk janë deklaruar.

Skema e pastrimit të parave është shtrirë deri tek shit-blerja e makinave, duke i shitur pas disa vitesh me vlerë sa dyfishin e çmimit të blerjes, kur në të vërtetë makinave u bie vlera me kalimin e viteve. Vijon…/Prapaskena.com

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej