Gledis Nano nën hetim? Ministri i Brendshëm përgënjeshtron veten: Nuk e thashë ashtu!

Ministri i Brendshëm Bledi Çui ka mohuar lajmet se ish-drejtori i policisë së shtetit Gledis Nano do të merret nën hetim pas intervistës për gazetën franceze “Metropole” për dekonspirtim të opercaioneve policore.

Ministri Çuçi tha se ai nuk deklaroi një gjë të tillë për hetim. Ai sqaroi se deklarata e tij ishte se do të pyetet drejtori i policisë se çfarë informacioni ka për dekonspirimin e operacionit.

“Nuk thashë që është nënë hetim.. Kur gazetarja tha si do e  komentoni deklaratën e Drejtorit të Policsë që ka pasur rrjedhje të informacionit, i thashë e para pse më pyesni mua, por ato do hetohen dhe do të pyetet drejtorit i policisë se çfarë informacioni ka ai për ato”- tha Çuçi.

Para dy ditësh Bledi Çuçi  reagoi për deklaratën e ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nano për dekonspirimin e operacioneve.

Ministri i Brendshëm, paralajmëroi hetim të thelluar lidhur me deklaratën e ish-kryepolicit Gledis Nano se 14 kriminelë u arratisën për shkak se operacionet ‘shiteshin’.

Sipas tij, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, do të përfshihet në hetimet për të zbuluar ata që dekonspirojnë operacionet policore. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Çuçi u shpreh se Nano kishte për detyrë t’i luftonte këto dekonspirime.

“Pa diskutim që është shqetësuese, por edhe pjesë e punës së përditshme që ka Policia e Shtetit dhe sidomos Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për të pastruar radhët e Policisë së Shtetit nga këta elementë të inkriminuar që dekonspirojnë operacionet e Policisë. Në lidhje me deklaratën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, kur nuk e di drejtori në detyrë, vështirë se do ta dijë ministri këtë gjë. Ne do ta hetojmë dhe do ta thellojmë hetimin dhe pa diskutim do përfshihet edhe ish-drejtori i Policisë, i cili ka bërë këtë deklaratë të tillë, për të shkuar drejt zbardhjes të së vërtetës për të goditur këdo që dekonspiron nga brenda operacionet e Policisë”, theksoi Çuçi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej