Gledis Nano pranon gjendjen e rëndë në radhët e policisë: Efektivët sjellje arrogante, mendojnë për xhepat e tyre dhe ushtrojnë presione

Kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pranuar gjendjen e rëndë brenda radhëve të institucionit që ai drejton. U desh që të humbte jetën një fëmijë që krerët e policisë të shohin situatën e rendit në vend, pasi shumë policë janë bërë njësh me krimin.

Nano ju ka dërguar një letër vartëse, ku ka ngritur një sërë problematikash, bazuar te ankest e qytetarëve. Ai rendit si problem arrogancën efektivëve, ryshfetin, apo presionin që ushtrohet sidomos nga efektivët e Rrugores. Në letër ai kërkon që të merren masa urgjente.

Letra e Gledis Nanos

Ditët e fundit, mua si Drejtor i Përgjithshëm më kanë ardhur shumë komente të qytetarëve për punën e policisë së shtetit. Gjithashtu kam ndjekur me vëmendje shumicën e reagimeve të qytetarëve në rrjetet sociale. Duke anashkaluar reagimet politike, mllefin e qytetarëve e me të drejtë, kam seleksionuar vetë disa prej tyre që për mua janë shumë shqetësuese.

Qytetarët më së shumti ankohen për sjelljen e punonjësve të Policisë, më shumë për rrugoren, patrullat, shqiponjat, policinë kufitare e atë kriminale. Punonjës policie që sillen arrogantë me qytetarët, që nuk zbatojnë ligjin por shikojnë interesin e xhepit të tyre duke abuzuar rëndë me detyrën dhe rrjedhimisht do kemi këtë perceptim qytetar. Punonjës policie që nuk njohim humanizmin fare po fare, që nuk tolerojnë (brenda ligjit) qytetarët e ndershëm por tolerojnë horrat e trafikantët.

Shumë denoncime në rrjete sociale edhe për Policinë Kufitare, për marrje ryshfeti nga mjetet lundruese dhe për pasojë ndodhemi në këtë situatë sot. Sjelle arrogante nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat, në shumicën e raste vetëm e vetëm për të bërë presion e për të marrë ryshfet. Mesazhe të ngjashme me dhjetëra qindra kanë ardhur e vijojnë të vijnë. Kjo është shumë shqetësuese shumë alarmante. Një mesazh që s’duhet të bjerë në vesh të shurdhër:

Sigurisht një pjese e mirë e policëve të vjetër duhen hequr fare se janë të korruptuar, ama me këta të rinjtë punoni me edukimin e tyre. Kanë problemë te pafundme me komunikimin me qytetaret, inferiore ne komunikimin edukativo njerëzor”. Shumë i dhimbshëm për Policinë ky mesazh. “Mjafton të kesh një dokument policie e bën ç’të duash në këtë vend”. Zgjodha disa prej tyre që më janë drejtuar mua si Drejtor i Përgjithshëm. Të merrem masa të menjëhershme nga Departamentet përkatëse e mos raportoni pa i lexuar ‘dakord, dakord’. Por të reflektoni urgjent përballë këtij realiteti të skanuar nga syri qytetar.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej