Grabitet makina në autostradën Durrës-Tiranë, dy persona të maskuar u drejtojnë armën dhe u marrin “Audi A7” dy vlonjatëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në në autostradën Durrës-Tiranë.

Bëhet me dije se dy të rinj nga Vlora të cilat ishin nisur drejt kryeqytetit janë ndaluar pranë pranë kolegjit Turk, rreth orës 22.35 nga dy persona të armatosur dhe të maskuar.

Nën kërcënimin e armës autorët u kanë grabitur vlonjatëve mjetin tip  “Audi A7” me të cilin ata po udhëtonin në drejtim të Tiranës.

Ditën e sotme  të rinjtë nga Vlora kanë bërë denoncimin në policinë e Durrësit por ende nuk kanë marrë përgjigje për mjetin e tyre të vjedhur nga persona të paidentifikuar.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej