Grabitet me armë filiali i Postës Shqiptare

Filiali i Postës Shqiptare në Kamëz është grabitur nga person ende i paidenfikuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne dhe raportohet se është marrë një sasi lekësh nga arka.

Newsbomb.al mëson se ka qenë ka qenë një person i armatosur që ka kërcënuar punonjësit dhe grabitur paratë. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojmë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sipas burimeve paraprake, grabitësi që dyshohet se është rreth 25 vjeç ka shfrytëzuar momentin kur në degën e Postës nuk kishte klientë dhe ka marrë 1 milionë lekë të vjetra. Ai është parë nga kamerat e sigurisë teksa fuste dhe nxirrte nga xhepi një send në dukje armë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në Kamzë, një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e Postës Shqiptare, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej