Grabiti me armë të riun në mes të Tiranës, gjykata lë të lirë Elvis Sejdon

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Elvis Sejdon. Sejdo u vetëdorëzua në polici për një grabitje të kryer në gusht të këtij viti. Ai u la i lirë pasi kërkesa për caktimin e masës së sigurisë ishte bërë jashtë afatit 72 orësh që e ka të përcaktuar Kodi i Procedurës Penale.

Prokuroria kërkoi në seancë caktimin e masës “arrest me burg” për Sejdon. Sipas akuzës, dokumentacionet për prerjen e fletës së arrestit për Sejdon u sollën me vonesë nga policia e Tiranës. Për këtë arsye afatet kanë kaluar. Elvis Sejdo, ishte shpallur në kërkim përmes operacionit “Escape” pasi ishte bashkëpunëtor në grabitje në afërsi të qendrës “Kristal” në Tiranë.

Kujtojmë se Kevin Zekës i grabitën me armë 1450 euro dhe biçikletën. Në pranga përfunduan Sebastjan Ogiçi, Ruzhdi Thoma dhe Marjus Fejzulla. Po ashtu në kërkim u shpall Elvis Sejdo.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej