Grabitja e bankës në Koplik, gjykata jep vendimin për tre autorët, ja çfarë deklaruan në seancë

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e “arrestit me burg” për shtetasit Bekim Gurra, Admir Shaba dhe Armir Shaba, të dyshuar si autor të grabitjes së bankës në Koplik.

Armir Shaba dhe Admir Shaba kanë mohuar akuzat ndaj tyre, ndërsa Bekim Gurra nuk ka folur gjatë seancës duke u perfaqesuar nga avokati i tij Ndue Pjetra.

Rikujtojmë se ndalimi i këtyre shtetasve u bë sepse në datën 09.05.2022, rreth orës 14:10, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë hyrë në degën e bankës, në Koplik, Malësi e Madhe dhe kanë marrë vlera të konsiderueshme monetare.

“Fax News’ ka siguruar pamjet e grabitjes së filialit të bankës në Koplik rreth një muaj më parë.

Siç e shihni dhe në videon 2 minuta e 20 sekonda, tre të rinj dalin me shpejtësi nga automjeti i tyre tip “Golf” dhe me armë në duar kërcënojnë punonjësin e sigurisë.

Më pas ata kërcënojnë dhe klientët që ndodheshin brenda bashkë me punonjësit e tjerë, të cilët shtrihen në dysheme të frikësuar. Grabitësit arritën të merrnin 10 mijë euro, 1 mijë dollarë dhe 4 milionë lekë të vjetra.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej