“Gratë që lindin 30 vjeç janë plaka”, balerina përkrah deklaratën e gjinekologut: E ka për orën biologjike, unë i kam ngrirë vezët

Gjinekologu Shkëlqim Balili në njëintervistë tha se i cilëson “plaka” gratë që lindin fëmijë në moshën 30 vjeçare.

Deklaratë kjo që u komentua shumë, por si duket këtë mendim e mbështet balerina Isida Mollaymeri. Ajo tha se i ka ngrirë vezët e saj për të ruajtur performancën e tyre, ndërsa lidhje me deklaratën e doktorit tha se lidhej me orën biologjike.

“Doktori nuk i referohet me moshën 30 vjeç plakjes në vetvete tek vajzat, por e ka thënë këtë për orën biologjike. Nëse lexon dy-tre gjëra, e kupton që këto të dyja janë shumë larg njëra-tjetrës. Unë jam 35 vjeç, dhe nëse pyet për profesionin tim si balerinë, unë në këto momente quhem plakë.

Profesioni im, ashtu si i futbollistëve ka një afat skadence. Unë kam marrë informacione për orën biologjike dhe kam bërë një ngrirje të vezëve, sepse kam marrë të dhëna, që me kalimin e kohës, këto vezë fillojnë dhe nuk e kanë me performancën e duhur, le të themi”, tha ajo

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej