Grida Duma: E preva fare Edi Ramën, u ndjeva mirë kur iu përgjigja me atë gjuhë

Grida Duma, e ftuar në emisionin ‘A Show’, komentoi përgjigjen që i dha kryeministrit Edi Rama pak kohë më parë në parlament.

Deputetja tha se Edi Rama e ka humbur petkun e kryeministrit sepse s’përmban aspak institucionalizim, ndërsa shtoi se gjuha e tij është banale dhe e papranueshme për asnjë kundërshtar.

“Ishte e paimagjinueshme që ai drejtohet në një grupim njerëzisht dhe s’ka asnjë etikë të fjalës, që aty ka dhe gra.

U gjenda mirë që ja ktheva atë përgjigje, mund t’ia kishte kthyer një burrë, por do dukej tipikisht një situatë patriarkale.

Kompleksimi i tij tek pala tjetër që ai po flet në pozita maskuliniteti mediokër të pisët, ku bashkonte forcën politike me konotacione banale, kjo është e papranueshme për asnjë kundërshtar.

Pashë gjithë individin e tij, nuk e priti fare, pati prerje. Ai e ka humbur petkun e kryeministrit, ai është Evin Rama, i cili s’ka më institucionalizëm”-tha Duma.

Kjo e fundit u shpreh para disa seancash në Parlament, Rama përdor gojën për jashtëqitje.

“Po mirë, erdhët këtu dhe bëtë lajm, me instiktin e kafshës duke thirrur. Habitu pak, për çfarë erdhëm këtu, për të bërë lajmin?

Është një nga ato momentet në të cilat them: Sa mirë që më ka mirë Zoti grua që ky të jetë këtu, se po të isha burrë nuk do të ishte shumë e fisme t’i përgjigjesha në mënyrë aq të fisme pikave të tij që i thërret institikti shtazor dhe thotë unë nuk performoj.

Ti je aktori më i madh këtu. Kush e ka aparatin tretës në tru mund ta përdor shpesh gojën për jashtëqitje”, deklaroi ajo.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej