Grida kryetare e PD? Kush mund të jetë lideri i ardhshëm i opozitës?!

Po a mund të jetë Grida një lidere që të zgjojë shpresën e elektoratit gri për të votuar një parti, që ka njollën zezë të Sali Berishës?

Ka ditë që falë një lobimi të kujdesshëm të deputetes Grida Duma, disa zëra mediatikë po bëjnë një ‘coming out’ të hapur për të, si një lidere e ardhshëm e opozitës.

E në fakt edhe vetë zonja Duma i ka dhënë vetes duke u shfaqur si një njeri shumë i rëndësishëm i rrethuar nga djem muskulozë e të pashëm që i shërbejnë si eskortë, apo edhe të enjten kur realisht mbajti një replikë mjaft cilësore me Edi Ramën.

Po a mund të jetë Grida një lidere që të zgjojë shpresën e elektoratit gri për të votuar një parti, që ka njollën e zezë të Sali Berishës?

Grida Duma, ka mjaft të dhëna të rëndësishme që duhet të ketë një politikan i nivelit të lartë; është intelektuale e formuar, ka të dhëna oratorie të lavdërueshme, si dhe aftësi të krijimit të një magnetizmi, sidomos te elektorati mashkullor. Është e pashme, ka stil, mënyrë të rafinuar sjelljeje dhe një galanteri oksidentale. E mbi të gjitha është grua, çka është një risi për një lider politik në Shqipëri.

Po a mjaftojnë këto të dhëna që ajo të jetë një lidere e ardhshme e opozitës shqiptare?

Tani, mesa është shpërfaqur deri tani, Grida Duma është më tepër formë sesa përmbajtje, megjithatë, përmbajtjen që ka paraqitur në dalje mediatike apo edhe në tribuna politike, ka kohë që ta pasurojë e ta plotësojë.

Por problemi për Grida Dumën, është pikërisht ai që ajo e kujton avantazh. Afrimi pas 6 marsit me Sali Berishën, i ka dhënë zonjës Duma, jo imazhin e një lidereje, por atë të një një aktore që bën lëvizje pragmatiste të vogla për t’u ngjitur në majë.

U duk hapur në dhjetor, në fjalimin që mbajti në Kuvndin e PD-së së Lulzim Bashës se ajo nuk do ta vijonte gjatë mbështetjen për ish-kryetarin e PD-së, e kjo në fakt është një qasje krejt normale. Edhe pse e diskutueshme si në kohë apo mënyrë, lufta që ajo ndezi për të larguar Lulzim Bashën nga kreu i PD-së, është një dialektikë politike. Por ishte pikërisht logjika që ajo po i qaset çështjes më të rëndësishme të Partisë Demokratike, përkatësisht “nyjes gordiane” të saj- Sali Berisha është pika që rrëzon apo nuk plotëson sharmin e lidershpit për Gridën.

Tashmë në historinë e politikës botërore është aksiomë, e zonja Duma e di mirë këtë, që nga koha e Aleksandrit të Madh, se të bëhesh një lider duhet të këpusësh me shpatë “nyjet gordiane”. Metafora e prerjes me shpatë të nyjes në karrocën e Gordios është një imperative për çdo politikan që kërkon të bëhet lider. Secili nga drejtuesit e mirë dhe të këqinj në Shqipëri e kanë prerë; që nga Zogu, Enver Hoxha, Berisha, Nano e Edi Rama.

Lulzim Basha e bëri në fund, e do të mbahet mend në historinë politike shqiptare pikërisht për përjashtimin e Sali Berishës, pavarësisht se ka qëndruar 10 vjet në krye të opozitës.

Grida Duma, nuk mund të ngjitet në majë, duke përfituar nga indulgjenca e një lojtari që i ka ikur koha, por kërkon të rrijë me zor jashtë çdo dialektike e logjike.

Çdo përfitim nga bamirësia e Berishës, Grida Dumën nuk e bën lidere, përkundrazi ia ul të gjitha avantazhet që duhet thënë ajo i zotëron.

Po kush duhet të jetë lideri aktual i Partisë Demokratike ndërmjet atyre që janë në “tavë”? Deri tani, kushtet i plotëson vetëm Lulzim Basha, pasi nga të gjithë drejtuesit aktualë vetëm ai ka ecur në 2011-ën drejt elektoratit gri dhe e ka marrë atë. Gjithashtu Basha ka një marrëdhënie të mirë më ndërkombëtarët.  Megjithatë, ish-kryetari ka një handicap me pjesën radikale të partisë, apo me ato të pakënaqur që nuk i mbush mendjen, e këtë duhet mjaft punë për ti bërë për vete. Gjithsesi do të ishte një zgjidhje e sforcuar, ndaj më e mira është një emër që vjen krejt nga jashtë strukturave të PD-së, por brenda logjiksës të formatit konservatoro-liberal të qendrës së djathtë. Qytetarë dhe madje nga pellgu Shqipëri e Mesme- Shkodër për të përfaqësuar hambarin e PD-së në votime, por që qartësisht ta bëjë të qartë platformën e tij antiberishizëm. Vetëm ky është ilaçi për të shpëtuar opozitën shqiptare, dhe nuk është i hidhur fare, pasi duket si i përzier me lëng luleshtrydhe, madje amerikane fare…/Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej