Homeland Justice ka nxjerrë të tjera të dhëna sot, duke shënjestruar kësaj here ish-presidentin e vendit, Ilir Meta, por jo vetëm. Bashkë me të janë ‘hackeruar’ edhe këshilltarët e tij,
“Nuk mbulohet dielli me shoshë! Ha me ujqërit dhe qan me delet. Njerëzit nuk tallen më nga socializmi demokratik. Boll me korrupsionin!,”-shkruhet në mesazhin anglisht.
Hakerat iranianë kanë nisur një varg sulmesh prej muajsh.
Hakerat kanë publikuar dhe certifikatat e sigurisë të punonjësve të Ministrisë, ndërsa më herët sfiduan kryeministrin Edi Rama me publikimin e listës së zgjedhësve. Të dhëna të tjera që janë publikuar prej tyre janë patentat, targat, pagat si dhe listën e punonjësve të SHISH. Ata kanë publikuar dhe të dhënat personale të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, kreut të SHISH, Helidon Bendo, nënkryetarit Oljan Kanushi, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe e-mailet e këtij të fundit.
edhe të dhëna nga organizime të shuma, duke përfshirë foto dhe video.
Dokumentat e publikuar në rrjetin e krijuar në aplikacionin “Telegram”, i kanë shoqëruar edhe me një mesazh lidhur me korrupsionin dhe sjelljen e pushtetarëve me qytetarët në vendin tonë.