Hakerat 30 milionë euro gjobë Qeverisë? Edi Rama sulmon Top Channel: Ndaloni menjëherë shpifjet! Është e turpshme të gënjeni popullin

Kryeministri Edi Rama sulmon Top Channel dhe e konsideron të turpshëm e të pavërtetë një lajm të publikuar nga media më e madhe kombëtare në vend, se hakerat që kanë goditur sistemet online të qeverisë kanë vendosur një gjobë 30 milionë euro në këmbim të zhbllokimit të tyre.

“Eshtë e turpshme që të gënjehet publiku në këtë farë feje, cilatdo qofshin motivet e kësaj vale shpifjesh haluçinante”, shkruan ndër të tjera Rama në Twitter, duke shtuar “… i bëj thirrje publike TCH të ndalë menjëherë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë!”

Sipas kryeministrit Rama, Qeveria ka informuar aq sa mund të informojë dhe pas sulmit qëndron një shtet tjetër e jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba.

“Gjyqet me median për shpifje, përfshirë edhe shpifjet që përhapin panik, nuk janë në praktikën e qeverisë sonë! Prandaj i bëj thirrje publike TCH të ndalë menjëherë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë!

Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme! Qeveria ka informuar aq sa mund të informojë, në ndërkohë që lufta nuk ka mbaruar dhe pas hakerave qëndron një shtet tjetër, jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba!

AKSHI dhe një skuadër e superspecializuar ekspertësh të huaj,po luftojnë natë e ditë për rimëkëmbjen e plotë në kohë rekord të sistemeve pas zmbrapsjes së sulmit.Eshtë e turpshme që të gënjehet publiku në këtë farë feje,cilatdo qofshin motivet e kësaj vale shpifjesh haluçinante”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej