Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e TIMS dhe e-Albania, çmimi në Bitcoin

Pak ditë më parë hakerat e “Homeland Justice” sulmuan sistemin TIMS të doganave shqiptare. Hyrje-daljet e shtetasve shqiptarë në kufi kanë rënë në duart e këtyre hakerave që tani po i shesin edhe në rrjetet sociale.

Në orën 11:35 ata kanë postuar në rrjetet sociale njoftimin për shitjen e të dhënave që kanë arritur të hakerojnë. Kështu për të blerë 800 GB të dhëna nga portali e-Albania, duhet paguar 0.025 Bitcoin.

E njëjta gjë vlen edhe për të hyrje-daljet e shtetasve shqiptarë, të dhëna të marra nga sistemi TIMS.

Ndërkohë ajo që bie në sy është fakti se hakerat japin në ofertë të dhënat e e-Albania dhe TIMS. Kushdo që ka dëshirë të blejë këto dy “paketa” të dhënash duhet të paguajë 0.04 Bitcoin. Në njoftimin e “Homeland Justice” thuhet se pagesat kryhen në “DM”(mesazhe direkte).

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej