Hakerat publikojnë databazën, qindra-mijëra numra celulari të shqiptarëve janë “online”

Një tjetër rrjedhje të dhënash personale është bërë këtë herë nga hakerat që morën përsipër sulmin ndaj serverave të qeverisë shqiptare. Tashmë ata e kanë bërë normë, pothuajse çdo të hënë publikojnë dokumente të reja.

Grupi i identifikuar si “Homeland Justice”, ka publikuar në rrjetin e vetë në Telegram databazën me të qindra-mijëra numra të telefonisë celulare, shoqëruar me emër, mbiemër dhe numrin e kartës së identitetit.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, ata thonë se shkak i sulmit të tyre është mbështetja për muxhahedinët iranianë të strehuar në kampin MEK në Manëz.

Në të, veç të dhënave personale, tregohet dhe data kur këto numra janë aktivizuar për herë të parë, si dhe burimin e këtyre numrave.

Qeveria shqiptare ka akuzuar Iranin dhe vendi ynë ka shkëputur marrëdhëniet, ndërkohë që dhe në deklaratat publike, është thënë se shkak është strehimi i opozitës iraniane në Shqipëri.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej