Hakerët “dekonspirojnë” operacionet e SHISH, dalin videot

Hakerat iranianë vijojnë të publikojnë të dhëna sekrete nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Pasi nxorën të dhënat e spiunëve, këtë herë hakerët kanë arritur të sigurojnë dhe videot e operacioneve të SHISH. Përmes rrjetit “Telegram” ata kanë publikuar dy video, ku pretendohet se janë të SHISH. Sipas tyre, bëhet fjalë për imazhe gjatë survejimeve që kanë bërë agjentët e SHISH. Por ata kanë bërë dhe një paralajmërim të fortë, duke thënë se do të publikojnë të dhëna “bombë”.

Kujdes SHISH! Do publikojmë një bombë. Në vend që të shpërdoroni taksat e popullit tonë për terroristët antinjerëzor të Durrësit, shpenzoni paratë për popullin e kultivuar të Shqipërisë“, shkruhet krahas videos.

Sa i takon përmbajtjes së videos, një person ju afrohet dy individëve dhe zhvillohet një bisedë. “Përshëndetje jemi njësia hetimore e Policisë së Shtetit. Unë jam drejtori“, thotë në video një prej tyre. Ndërkohë personat në fjalë përgjigjen në shqip dhe anglisht. Videoja është filmuar me kamer trupi, ndërsa mban datën 26.03.2021.

Hakerët iranianë paralizuan shtetin shqiptar këtë verë, pasi goditën fillimisht sistemin qeveritar E-Albania. Shërbimet dolën jashtë funksionit për disa javë. Më pas u godit sistemi TIMS, duke sjellë radhë dhe vështirësi në pikat kufitare.

Më pas hakerët nxorën të dhënat e e-maileve të disa funksionarëve, por më sensitive ishin ato të ish-drejtorit të policisë, Gledis Nano. Më pas publikuan të dhënat e TIMS të kryeministrit Edi Rama, ku u ekspozuan udhëtimet e tij me charter. Javën e shkuar nxorën listën e agjentëve të SHISH. Ndërkohë që sot ka ardhur goditja e radhës. Nga ana tjetër hakerët vijojnë të kërcënojnë dhe sinjalet janë se mund të kenë të tjera dokumente sensitive

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej