Halit Valteri “s’i ndahet” Metës, i shpërndan ambasadorëve provat kundër presidentit: I njoftova për zullumet e Haxhi Qamilit të kohëve moderne

Ish-deputeti Halit Valteri ditën e sotme ka depozituar në postë të gjitha dokumentat dhe provat që ka kunër presidentin Ilir Meta.

Përmes një postimi në “Facebook”, Valteri bën me dije se sot do të njoftohen të gjitha Ambasadat partnere të vendit për aferat korruptive të Metës.

Sipas Valterit reforma në drejtësi duhet të mos mbetet vetëm në letra, por të justifikoojë investimin e partnerëve të Shqipërisë.

“Sot u njoftuan te gjithe Ambasadat partnere te vendit tone per zullumet e Haxhi Qamilit (Meta) te koheve moderrne !

Reforma ne drejtesi te mos mbetet ne letra por te justifikoje investimin e partnerve tane”, shkruan Valteri.

Kujtojmë se më herët Valteri ka depozituar në SPAK kallëzimin për presidentin Ilir Meta, pasi bazuar në të dhënat e gazetës austriake, kur ai ka qenë në pushtet, ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej