Hap fals i Atletico Madrid, e ndal Granada e Myrto Uzunit

Atletico Madrid nuk shkojë më shumë se një barazim 0-0 ndaj Granadës së Myrto Uzunit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në La Liga.

Pavarësisht pranisë së Griezmann, Correa dhe Carrasco nga minuta e parë, pastaj Suarez dhe Cunha, djemtë e Cholo Simeone nuk ia dolën të depërtonin në mbrojtjen kundërshtare.  Madrilenët mbajnë ende vendin e dytë në kampionat, një pikë përpara Barçës që ka dy ndeshje më pak.

Sakaq, për t’u theksuar se pjesë e ndeshjes u bë nga stoli edhe Myrto Uzuni, i cili nuk ishte titullar por u aktivizua në minutën e 62, duke i dhënë një shtysë më shumë në ofensivë të tijve që pas kësaj ndeshje mbeten në zonën e ftohtë të renditjes, ekzaktësisht në vendin e 18 me 30 pikë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej