“Hape pak krahun ti legjenda e shtetit”, Rrugorja e Tiranës ndjek live në “TikTok” dhe ndalon të riun që hiqej si polic

Mbrëmjen e kaluar gjatë një operacioni Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar një shtetas i cili hiqej si efektiv policise.

Rrugorja e kryqytetit ka ndjekur live në “TikTok” të riun i cili ishte duke qarkulluar në rrugët e Tiranës me një furgon të bardhë dhe fenelinën e policisë ndezur.

Në momentin që ky shtetas kuptoi që ishte duke u ndjekur nga blutë menjëherë mbylli “liven” në TikTok, mirëpo ishte tepër vonë pasi efektivët kishin ndjekur çdo hap të tij.

“Hape pak krahun, hape ti legjenda e shtetit”, dëgjohet të thotë efektivi i policisë gjatë momentit kur këtij të riu i’u dha sinjali për të ndaluar. Mësohet se këtij shtetasi i është pezulluar leja e drejtimit për 12 muaj.

Ky person në rrjetin social “TikTok” ka një llogari me emrin “Legjenda e Shtetit”. Herë pas here postonte video të ndryshme ku shihej teksa qarkullonte në rrugët e kryeqytetit me automjet mbi të cilin vendoste edhe fenelinën e Policisë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej