Harta e re gjyqësore, Maks Haxhia: Nga nesër avokatët në grevë për katër ditë, bojkotojmë seancat

Ashtu siç u njoftua dhe dje, nga nesër avokatët e Shqipërisë do të bojkotojnë çdo process gjyqësor.

Kryetari i Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia thë për medie se nga nesër avokatët do të bojkotojnë seancat gjyqësore për katër ditë, pasi kundërshtojnë hartën e re gjyqësore.

“Kundërshtojmë projektdraftin për hartën. Dje u mor vendimi për miratimin e hartës për një ndryshim, ku u tha se Gjykata e Sarandës nuk do të shkrihet dhe çështjes e Krujës nuk do gjykohen në Durrës, por në Tiranë. Në këto kushte duke u ndjerë të fyer, për shkak të ishte realitet që këto tavolina kanë qenë farsë propagandistike, për të thënë se është marrë vendimi, në këto kushte vendosëm që të bojkotojmë të gjitha proceset gjyqësore, duke përfshirë dhe Gjykatën e Lartë. Procesi nis nesër deri të premten.

Kjo hartë cënon rëndë interesat e personave por dhe rrit kostot. Duke ardhur në gjykatë të Apelit të Tiranës. Do të marr kopjen e vendimit në fjalë dhe do ti bëj kërkesë gjykatës për të caktuar një seancë tjetër. Masat e sigurisë është një pjesë e vendimit që nuk do bojkotohen. Shpresojmë që kjo grevë të jetë kambanë për Ministrinë e Drejtësisë që të merren parasysh kërkesat tona të cilat janë interesa të personave juridikë”, tha Haxhia.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej