Harta e re gjyqësore, Vishaj kundërshton bojkotin e avokatëve: Vendimin ta çojmë në Kushtetuese

Teksa avokatët në Shqipëri kanë hyrë në ditën e dytë të bojkotit të seancave gjyqësore, avokati Sajmir Vishaj ka thënë se është kundër hartës së re të ndarjes së Gjykatave, por nuk mendon se bojkoti i seancave do të sjellë zgjidhje të problemit.

Vishaj thotë se vendimi duhet ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, teksa kundërshton edhe deklaratën e bërë nga kryetari i Dhomës së Avokatisë, i cili dy ditë më parë paralajmëroi se avoktët të cilët nuk do të bojkotojnë seancat do u hoqet licensa.

Ministria e Drejtësisë ka dhënë dakordësinë për hartën e re ku nga 22 gjykata të shkallës së parë bëhen 13 dhe nga 6 Apele bëhet 1.

Brenda pak ditësh, kjo hartë do të shkojë në qeveri për miratim. 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.

Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit.

I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është shtimi i një gjykate të shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr.

KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat e shkallës së parë në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej