Helmimi i turistëve polakë në Vlorë, dalin detaje: Anija “Black Pearl”, e paautorizuar për të shërbyer ushqim

20 fëmijë polakë u paraqiten në urgjencën e Vlorës mbrëmjen e së premtes me simptoma helmimi.

Një ngjarje kjo që krijoi shqetësim në opinionin publik shqiptar në kulmin e sezonit turistik, duke ngritur pyetjen se sa të sigurt jemi për ushqimet që po konsumojmë.

Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Deda tha se anija ku hëngrën fëmijët polakë ishte e paautorizuar për të shërbyer ushqim në ambientet e saj.

“Nuk verifikuam vetëm anijen ku konsumuan ushqim, por edhe subjektet e tjera ku kanë ndaluar grupi i turistëve, janë marrë mostra për analiza, por rezultatet ende nuk kanë dalë. Në anijen ku ata kishin kryer një tur kishin konsumuar ushqim, ndërkohë që ajo ishte një anije që nuk ishte e autorizuar dhe nuk kishte deklaruar që do të shërbente ushqim”, tha drejtuesja e AKU-së për “Euronews Albania”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej