Hetimi i Ilir Metës, SPAK dërgon letërporosi dhe në SHBA: Do thirret edhe Monika Kryemadhi

Ish- presidenti Ilir Meta dhe persona të tjerë do të thirren si persona që kanë dijeni për rrethanat e hetimit që SPAK ka nisur ndaj Metës.

Gjithashtu prokuroria SPAK do të drejtohet me letërporosi drejt SHBA-së për të marrë në pyetje kompanitë e lobimit, informon Ora News.

Raportohet se Meta po hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv” sipas nenit 259 të Kodit Penal dhe veprën penale e “falsifikimit të formularëve”, sipas nenit 190 të Kodit Penal.

Hetimi për Metën ka nisur për shkak të një kallëzimi të bërë në qershor 2022 nga ish-deputeti Halit Valteri, i cili kallëzoi edhe bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhi duke pretenduar se personat e denoncuar prej tij duhet të akuzohen për pastrim parash dhe korrupsion.

Valteri deklaroi atëherë në një prononcim pas dorëzimit të kallëzimit penal:

“Janë paguar qindra mijë euro për lobim për pastrimin dhe ngritjen e figurës së Ilir Metës ndërkohë që janë deklaruar qindarka. Artikujt e Mother Jones dhe gazetës autriake kanë bërë publike fatura me vlerë qindra mijëra euro në shërbim të pasurisë.

Meta, Kryemadhi dhe Tavo që do të kallëzohen në ditët në vijim do të përballet me fakte konkrete ku paratë e marra nga korrupsioni kanë bërë këto transferta shtetërore. institucionet shtetërore flenë gjumë, ku korrupsioni gjatë kohës që kanë qeverisur dhe nuk janë dënuar për aferat e shumta. Të dhënat i kam nga gazetarë të huaj”.

Pas padisë së parë, deputeti Halit Valteri bëri një shtesë kallëzimi në SPAK në datën 16 qershor duke zgjeruar numrin e personave në hetim teksa theksoi se ka dorëzuar edhe prova të reja për abuzime tek AKBN, dosjen e Almir Rrapos dhe video skandalin me Dritan Priftin.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej