“Historia e Ramës është mbyllur”, Nazarko parashikon çfarë do të ndodhë sot në protestën e Berishës dhe kush po ia jep në të vërtetë ‘goditjen’ finale kryeministrit për rrëzimin nga pushteti

Analisti Shpëtim Nazarko, protestën e paralajmëruar pasditen e sotme nga opozita, e cilëson si histori që Sali Berisha e ngre për veten e vetë, i cili rron me menu ditore.

Nazarku tha se fakti që një pjesë e opozitës vërtitet prapë pas Berishës pas 30 vitesh, është një problem shumë i madh për Shqipërinë.

“Përfytyro sikur Berisha të fitojë sot dhe nesër të bjerë qeveria. Ne rrojmë prej 30 vitesh me atë këngën në ato maja rripa rripa. Ngordhja e klasës politike ka ndodhur në të dy krahët. Berisha do një trofe.

Duhet ti sforcojë ngjarjet në maksimum ose të arrijë sukses. Fakti që një pjesë e opozitës vërtitet prapë pas Berishës pas 30 vitesh, është një problem shumë i madh për Shqipërinë.

Në këto vende ku ke sundim gjysmë feudal, të kujtohet filozofia e të vjetër, se vinte një bandë na mali priste 3-4 koka dhe më pas vinte një bandë tjetër priste 3-4 koka. Jemi në të njëjtën situatë.

Fakti që Berisha do dështojë sot edhe sikur të fitojë ndonjë gjë të vogël në taktikë, nuk e pakëson pezmin. Kemi një pushtet që po kalbet çdo ditë e më tepër në peshën e korrupsionit dhe të paditurisë së vetë.

Rama gjithnjë e më tepër po i ngjan paraardhësve të tij, dhe Fatos Nanos. Kemi një qeveri totalisht të korruptuar dhe një grup ministrash që avash avash po bëhen pjesë të skeçeve.

Te dera po troket një armik. Po ky nuk është armik, për mua Berisha është histori e mbyllur. Shqetësim për mua përbën se Shqipëria pas 30 vitesh, një pjesë e shoqërisë mendon sikur Berisha të fitojë. Na kthen pas në atë muzikën e vjetër.”, u shpreh ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej