Hodhi foshnjën në lumin Kir, lihet në burg Orjana Gremi, e reja rrezikon burgim të përjetshëm

jykata e Shkodrës ka dhënë masën “arrest me burg”  për 32-vjeçaren, Orjana Gremi, e cila disa ditë më parë hodhi foshnjën e porsalindur në ujërat e lumit Kir.

Prokuroria ka kërkuar nga 25 vite burg deri në burgim të përjetshëm për të renë. Dyshohet që 32-vjeçarja kishte probleme të shëndetit mendor.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 7 janar ku Orjana Gremi hodhi në lumin Kir foshnjën e saj që e lindi në datën 30 dhjetor 2022.

Më 4 janar ajo ka lënë spitalin,  pasi ka kryer të gjitha procedurat edhe për përfitimin e bonusit. Ajo çka e bën më të rëndë është fakti se e reja nuk shfaqi pendesë gjatë dëshmisë së saj në Polici.

“Fëmijën e hodha në lumë, nuk kisha mundësi ta mbaja”, ka thënë Gremi në deklaratën e saj komisariat.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej