Pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore të 2023, ku për herë nuk arriti të sigurojë as bashkinë e Shkodrës, Sali Berisha e konsideroi procesin, një farsë elektorale.
“Narkoshteti zbatoi programin e asgjesimit të lirisë së votës, të blerjes së saj dhe terrorizimit të zgjedhësve shqiptarë. Kjo është një ditë e vështirë, e rëndë për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve është një moment agonie. Denoj me forcën më të madhe, hedh poshtë këtë farsë elektorale e karakterizuar nga krimi elektoral dhe krimi ordiner.
Jam këtu për ti bërë thirrje përf të opozitës të vijojnë me përkushtim detyrën e tyre. Është në parimin dhe qëndrimin tonë të bëjmë gjithcka për mbrojtjen e votës së qytetarëve shqiptarë. Dënoj me forcë dhunën e përdorur në Kurbin ndaj një komisioneri. Shpreh solidaritetin tim” u shpreh Berisha.