Humor krize/ Ministresha e barinjve, 1 milion euro dronë për monitorimin e performancës së tufave në stane e kullota

Bashkë me vapën janë rikthyer dhe “thagmat” e ministreshës së bujqësisë Frida Krifca, lidhur me “idetë fantastiko- shkencore” që servir për rilindjen, modernizimin dhe efiçencën e blegtorisë në Shqipëri.

Pas urdhrit për të mbjellë grurë në muajin mars, për të hapur Akademinë e Barinjve dhe krijimin rrjetit të paneleve diellore nëpër stane, ministresha Frida Krifca ka menduar të shtojë dhe një element tjetër, po për stanet.

Sipas një burimi konfidencial nga Ministria e Ekonomi- Financave, ministresha e Bujqësisë ka kërkuar t’i shtohet një fond financiar 1 milionë Euro, për të blerë disa “dronë” që do vrojtojnë sektorin e blegtorisë.

Sipas projektit të paraqitur prej saj te financat, me këta dronë do monitorohet harta e shpërndarjes së staneve në male e në zonat e ulëta, për të parë performancën e tufave në kullota dhe lëvizjet e tyre gjatë verimit e dimërimit.

Ministrja e financave, Delina Ibrahimaj nuk ia ka miratuar akoma kërkesën koleges ministre të Bujqësisë, mbasi sipas informacionit tonë, fillimisht do konsultohet me kryeministrin Rama, si më i ditur e kompetent për ide të tilla inovative që i shërbejnë potencialisht integrimit në BE.

Kërkesa për 1 milionë Euro, është një ide e ministreshës Frida Krifca, për ta filluar si projekt “Pilot” për monitorimin e staneve dhe tufave me dronë, në disa zona malore të qarqeve Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër e Korçë.

Mendojmë se ministresha Frida Krifca, duhet verifikuar nëse e bën për snobizëm; për protagonizëm personal që të duket me e ditur se parardhësit Milva Ikonomi e Niko Peleshi, apo ndoshta e tallin vartësit e ka defiçencë mendore.

Sepse nuk ka shpjegim tjetër, që në 9 muaj ministre, ajo ka hedhur ide për hapje akademie barinjsh, për pajisjen e staneve me rrjet panelesh diellorë, për pjesëmarrjen e barinjëve në sesionet shkencore dhe ka urdhëruar mbjelljen e grurit në muajin mars./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej