Partia Socialiste po mbledh firma për të përjashtuar 10 ditë nga Kuvendi dy deputetët demokratë, të cilët sipas Partisë Socialiste kanë hyrë në kuvend të dehur.
Dy deputetë demokratë janë Bujar Leskaj dhe Edi Paloka.
Sipas informacioneve dy deputetët para se të hynin në sallën e Parlamentit kishin konsumuar alkool në kafen e Kuvendit. Për këtë, deputetët e PS po mbledhin firmat për procedim disiplinor të dy deputeteve dhe për përjashtimin 10 ditor te tyre.