Hysenbelliu në panik, pas murit rrethues, IKMT i prish edhe pishinën në “Prestige Resort”

Pas murit rrethues, IKMT është rikthyer për herë të dytë në “Prestige Resort” në pronësi të Ifran Hysenbelliut.

IKMT do të kryejë prishjen e pishinës të vendosur në resort.

Ditën e sotme inspektorë të Inspektoratit Të Mbrojtjes së Territorit janë vendosur në orët e para të mëngjesit në ambientet e resortit “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit.

I gjithë ambienti i jashtëm, në pronësi të Irfan Hysenbelliut është mbushur me forca të shumta policie dhe punonjës të resortit e përfaqësues të saj.

Në zonë kanë mbërritur edhe fadromat të cilat janë gati për të kryer prishjen e ambientit të pishinës.

Gjithashtu me 18 gusht, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vendosi të marrë masa ndaj zengjinëve të “Prestige Restort”, duke zbritur në terren të heqë blloqet e betonit që kishin bllokuar bregdetin e Golemit si të ishte “tokë e zanun”.

Në mbrojtje të pronave të Irfanit kanë dalë edhe deputetët e Partisë së Lirisë së Metës që janë vendosur atje në pikë të mëngjesit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej