I doli demokratëve me hu në dorë për t’i rrahur dhe i quajti “llum”, Salianji kërkon ndihmë: Nesër kam gjyq, ju premtoj se të enjten do jem me ju në protestë

Ervin Salinaji duket i panikosur nga gjyqi i hapur ndaj tij për inskenimin e çështjes “Babale’ ku duke angazhuar disa pijanecë trazoi jetën politike në vend dhe futi opozitën në udhëkryq me djegien e mandateve.

Ditët e fundit ai ka qenë mjaft aktiv në përpjekje për të fituar zemrën e demokratëve në mënyrë që ata t’i dalin në krah.

Për këtë, ai ka angazhuar edhe ato pak media krah tij si tentativë për t’i mbrojtur disi dinjitetin të cilin në pak vite karrierë politike e shkatërroi.

Ndërkohë, të gjithë e kanë të freskët skenën sesi i doli për t’i rrahur me hu në dorë para selisë së PD dhe i konsideroi si llumi i shoqërisë.

Duke kërkuar mbështetjen e tyre, Salianji u jep si shkëmbim premtimin se ai do marrë pjesë në protestë.

Jam në Korçë për organizimin e protestës së 7 korrikut. Ka mobilizim të të gjitha strukturave. Ka shumë arsye për të protesuar. Korça ka edhe më shumë arsye pasi po kthehet në një provincë të humbur.

Ka arsye për të protestuar, pasi duke i hequr gjykatën dhe pjesën më të madhe të institucioneve dhe po tentojnë ta kthejnë në një çiflig për një grup shokësh dhe miqsh, të cilët edhe jetën e qytetarëve duan ta kthejnë në pronë private.

Shikoni pak edhe emërimet që kanë bërë së fundmi, pa asnjë arsye PS, në fakt nuk ka pasur arsye PS pse të zgjidhte një nga kryetaret e PS të Korçës një person të akuzuar por edhe të kapur nga media që blinte vota në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2013. Kanë arsye për të protestuar fermerët që po hedhin prodhimet, qytetarët që po i blejnë produktet shtrenjtë, studentët që s’kanë mundësi punësimi, pasi vendet e punës i zënë ata që janë afër oligarkëve të PS ose ndonjë gjasme demokrat, ata që s’marrin kempet, ndihmën ekonomike.

Demokratet janë bashkë për të protestuar, i bashkon beteja kundër qeverisë. Investimet janë lënë në mes, si rruga Qukës- Qafë Pllocë, s’ka investime në qytete dhe fshatra. Unë si deputet i PD do jemë në protestë. Të gjithë pavarësisht ndryshimeve do të jemi në protestë.

Nesër seanca në Apel. Do të jem aty, si çdo qytetar. Do jem i pranishëm. Kam mbi 600 çështje gjyqësore. Drejtësia është e vonuar, penguar, nuk ka hetim ndaj atyre që marrim paratë e qytetarëve por hetohen gazetarët dhe ata që denoncojnë.

Shumica e grupit parlamentar do të jetë pjesë e protestës.  Kushdo ka arsye për të protestuar”, deklaroi Salianji.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej